Për orizin
250 gr oriz për sushi (oriz arborio, kokërr vogël)
4 lugë uthull orizi
1 lugë kafeje me sheqer
1 lugë kafe me kripë
Uthull (jo orizi) për përgatitjen
Për mbushjen
5 fletë algash
300 gr fileto salmoni
20-25 karkaleca të freskët
3-4 qepë të njoma
1 kastravec
1 avokado të pjekur
2 vezë
Shoqërueset
Salcë soje
Wasabi
Pak majonezë
Aksesorët për të përgatitur sushin
Së pari, për të lehtësuar mbështjelljen e sushit, duhet një tapet I vogël bambuje I posaçëm për këtë punë. Por nuk është thelbësor. Mudn të bëni edhe pa të e ta zëvendësoni me letër pjekje.
Orizi duhet zjerë në ujë me pak kripë për rreth 10 minuta. Pas kësaj fikni sobën dhe lëreni të pushojë për 15 minuta. Hidheni në një pjatë të madhe. Përzieni uthullën e orizit me kripën dhe shtojani orizit. Përziejeni dhe lëreni të ftohet.
Përgatitja e mbushjes
-prisni në feta të holla kastravecin, qepët dhe avokadon
-Pastroni salmonin nga lëkura
-Bëni një omëletë të hollë me vezët dhe pak kripë në një tigan që nuk ngjit.
-Zieni karkalecat në 2 minuta
tani i keni të gjitha gati për të shtruar e mbështjellë sushit. Nuk është aq e vështirë sa ç ’duket, madje i gjithë procesi mund të jetë edhe relaksues. Së pari mbani afër vetes një enë me ujë për të lagur herë pas here duart në të; në këtë mënyrë nuk do t’iu ngelen kokrra orizi nëpër duar.
sushhh
-Shtroni tapetin ose letrën e pjekjes në banakun e punës
-vendosni fletët e algave si në foto
-shtroni një shtresë të hollë orizi në gjithë sipërfaqen e algave.
-vendosni të prerat e salmoni, kastravecit dhe qepëve te orizi nga ana ku do të nisni të bëni rrotullimin.
-me ndihmën e tapetit nisni rrotullimin duke u përpjekur ta bëni sa më të mbledhur por pa prishur algat.
në këtë pikët duhet vetëm të priten dhe janë gati bashkë me salcat shoqëruese që përmendëm më sipër.