“Nëse për ty nëna jote nuk ka vlerë, për mua po”, përplasje e fortë mes Benitës dhe Albës

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte (e hënë) në Prime-in e 13-të ndërmjet Alba Pollozhanit dhe Benita Zenës.

Pas prezantimit të klipit, ku Alba ia përmend nënën e sëmurë Benitës, debati vazhdoi edhe gjatë spektaklit.

Të lidhura

None found

“Për mua nëna ime ka vlerë, nëse për ty nuk ka vlerë nëna jote, nuk kam çka të bëj unë moj”, u shpreh e mllefosur Benita.

“Nëse ti nënës tënde nuk ia dëgjon zërin 2-3 vjet, çka të kam faj unë? Më ke shti me pas zero respekt për ty”, tha banorja.

E Alba e ka përshëndetur po ashtu live familjen e saj, duke i thënë se ‘i do shumë’.

Ato vazhduan debatet rreth kësaj dhe këngëtarja ia bëri të qartë që nuk do ta përmend të ëmën askush.

Nëna i tha pak ditë më parë Benitës të lërë garën, ndonëse kjo nuk pranoi.


Shtuar 30.12.2025 14:19

Tags: ,