“Nëse Dybala kërkon 15 miliona euro në një moment të tillë nuk ka qënë lider” (FOTO LAJM)

Juventus dhe Dibala janë ende në tratativa mbi çështjen e rinovimit teksa çështja sa vjen e vështirësihet duke qenë se drejtuesit nuk janë gati ta kënaqin ekonomikisht sulmuesin e tyre. Për këtë temë, ka folur edhe një ish-lojtar i Juventusit si Luka Toni.

Ish-sulmuesi thekson se nëse Dibala kërkon vërtet 15 milionë euro në një moment të tillë, atëherë do të ishte e ekzagjëruar, ndërsa shton se argjentinasi nuk ia ka dalë të jetë lider i ekipit.

“Çështja e rinovimit është problemi kryesor, pastaj nëse kërkon vërtetë 15 milionë euro në një moment të tillë… ky djalosh ka një potencial të madh, por kurrë nuk e ka treguar që është një lider i skuadrës. Nuk e di nëse kjo varet nga prezenca e Ronaldos”, u shpreh Toni.

 


Shtuar 15.04.2021 17:52