“Nëse do të kesh një histori si Rugova, distancohu nga ata që ia luftojnë dhe sot ëndrrën”, si i përgjigjet Rama komentuesit

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme, përmes një postimi në Facebook, rikujtoi presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën që u nda nga jeta më 21 janar, 16 vjet më parë.

“Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, shkruan Rama.

Ky postim ka sjellë reagime në rrjet. Një qytetar i komenton Ramës duke i thënë se, nëse do që të bëjë histori si Rugova, duhet të distancohet nga ata që edhe sot e luftojnë ëndrrën e tij.

“Nëse dëshiron të kesh një histori si Rugova, distancohu nga ata që ëndrrën e Rugovës e luftojnë dhe sot”, shkruan komentuesi duke iu referuar raportit të kryeministrit Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Rama nuk e ka lënë pa replikë dhe në përgjigje i ka shkruar: “Secili ka historinë e vetë”./albeu.com


Shtuar 22.01.2022 10:59