Nëntë raste të reja, si paraqitet situata e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë bërë 2.743 testime ndaj koronavirusit, ku prej tyre 9 raste kanë rezultuar pozitiv.

Rastet e reja janë shënuar 6 janë në Tetovë, 2 në Gostivar dhe 1 në Ohër.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë teksa 10 pacientë janë shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.741, prej të cilëve 150.114 janë shëruar, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (7 korrik) është 141.


Shtuar 7.07.2021 15:17