Fëmijët që dalin të lypin në rrugë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë.
Në shumicën e rasreve prindërit deryrojnë fëmojët e tyre për të lypur në rrugë.
I tillë është rasti i një nënë 46-vjeçare në Tiranë, ndaj të cilës kanë nisur hetimet.
Kjo shtetase është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë
Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 46-vjeçarja.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të përbashkët me Bashkinë Tiranë, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen V. K., 46 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Kjo shtetase është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët).
Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin./albeu.com/