Nëna e vrarë me sëpatë e babai i varur, momenti tragjik kur djali 20-vjeçar zbulon kufomat e prindërve (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Librazhdin ku një krim brenda familjes Bici ka shkaktuar dy viktima.

Autori Qemal Bici ka vrarë me sëpatë gruan e tij dhe më pas ka varur veten në një pemë afër shtëpisë. Një video e abcneWs.al. tregon gjendjen e rëndë të djalit 20-vjeçar i cili zbuloi krimin e rëndë në shtëpi.

Burimet bëjnë me dije se tronditja ka qënë aq e thellë sa i riu ka përfunduar në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Për shkaqe që ende janë të paqarta, Qemal Bici i mori jetën gruas së tij 53-vjeçarje, Mendurie Bici duke e goditur atë me sëpatë. Pas krimit makabër që kreu në shtëpi, 56-vjeçari i dha fund jetës, duke u varur në pemë në oborrin e shtëpisë.

Çifti Bici ishin prindër të 4 fëmijëve ndërsa dy prej tyre ishin në emigrim.  /albeu.com/

Shtuar 7.06.2021 09:06