Ka raporte kontradiktore në lidhje me numrin e luftëtarëve që janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe gjithashtu konfuzion rreth numrit ushtarëve që kane mbetur të bllokuar, shkruan BBC.
Rusia sapo ka thënë se 771 ushtarë të tjerë janë evakuuar duke e çuar totalin në 1,730. Në fillim besohej se kishte 2000 luftëtarë ukrainas në fabrikën e çelikut. Nëse marrim parasysh deklaratat ruse për totalin e atyre e personave që janë dorëzuar, kjo mund të nënkuptojë se qindra prej tyre janë brenda tuneleve labirint të fabrikës së çelikut.
Në të vërtetë, mediat pro-ruse kanë thënë se komandantët e Batalionit Azov ende nuk janë dorëzuar. Kjo njësi e forcave të armatosura ukrainase është një pate noir i rusëve, duke u shfaqur dukshëm në propagandën e Kremlinit.
Rusia i ka akuzuar ata si nazistë, diçka që Ukraina e ka mohuar gjithmonë.
Ndërkohë, disa ligjvënës rusë kanë thënë se ata duhet të trajtohen si kriminelë lufte dhe jo si robër lufte. Vyacheslav Volodin, Kryetari i Dumës, Parlamenti rus, tha se “kriminelët nazistë nuk duhet të shkëmbehen”.
Një deputet i njohur madje tha se dënimi me vdekje duhet të kthehet në fuqi. Leonid Slutsky, i cili më parë kishte marrë pjesë në negociatat me Ukrainën, i quajti ata “kafshë në formë njerëzore”.
Duke pasur parasysh këtë kontekst, mund të ndodhë që dorëzimi të shndërrohet në një ofertë gjithnjë e më pak tërheqëse për ata që kanë mbetur të bllokuar.
Pyetja është, çfarë planifikojnë të bëjnë në vend të kësaj?