Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Gjykatën e Vlorës “buzëderri”, u arrestua pasi përfitoi amnistinë

Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës nën masa të forta sigurie, Sokol Sinomati. I njohur si “buzëderri”, pritet të njihet me masën pas vendimit nga drejtësia italiane në 12 vjet burg.

Forcat e Policisë së Vlorës dhe FNSH kanë bllokuar zonën pranë Gjykatës së Vlorës dhe do të qendrojnë në këto ambiente derisa të përfundojë seanca gjyqësore.

Sinomati u arrestua dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ndërsa kishte dalë nga burgu pasi kishte përfituar nga amnistia penale. Ndërkohë, pak muaj më parë i vranë të birin me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, vëllait të tij, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku iu ekzekutua dhe djali 23-vjeçar.


Shtuar 27.04.2024 11:28