Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka komentuar marrjen në hetim të deputetes Klotida Bushka, në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.
Edi Rama: Ky është një takim jashtë radhe i Grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi të befasuar që kryetarja e Komisionit figuron në atë aktakuzë për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh për përfshirjen e saj në këtë aktakuzë si person i dyshuar nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar.