Nën hetim nga ILD për videot që postonte, flet Enkeleda Kapedani: Janë skenare, ma kanë bërë qëllimisht! (VIDEO)

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani është vënë në hetim nga ILD pas publikimit të disa videove në Tik Tok, ku zyrtarja shihet në ambintet e punës.

Mësohet se Kapedani ka deklaruar se nuk ka “Tik Tok”, duke shtuar se dikush po ia bën qëllimisht për ta dëmtuar.

“Nuk kam Tik Tok, janë skenare, ma kanë bërë qëllimisht!…” -ka deklaruar kryetarja e gjykatës Enkeleda Kapedani.

Siç mund t’a shihni edhe në videot e bashkëngjitur lajmit, Kapedani shihet duket bërë lëvizje provokuese dhe kërcime me veshje luksoze.

Urdhri nga Inspektori i Larte i Drejtësisë, Artur Metani erdhi pasi në media qarkullonin video ku ajo bënte pasarelë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.

Në një prej videove të saj, dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit “Mafia”, ndërsa ajo filmon veten në ambientet e gjykatës.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator të vitit 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.

Elbasani prej kohësh është kthyer në folenë e grupeve kriminale, ndërsa ekzekutimet vijojnë të ndodhin duke mos u dhënë zgjidhje nga institucionet e drejtësisë./albeu.com/

 


Shtuar 31.05.2021 10:12