Në timon “tap” dhe dhunë ndaj gruas, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një qytetar nga Lezha i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Policia njofton po ashtu se ka vënë në pranga dhe një 54 vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Njoftimi:

Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin, TH. M., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.07.2021 15:59