Në pranga për korrupsion, kaq para iu gjetën në shtëpi prokurorit të arrestuar

Janë zbardhur detajet të reja nga arrestimit nga ana e SPAK e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së prokuorit Hasa, atij i janë gjetur në banesë një shumë prej 11 milionë lekësh të vjetra dhe 2 mijë euro.

Kujtojmë se prokurori u la në burg disa ditë më parë, pasi sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për t’i pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje. /albeu.com/

 


Shtuar 24.06.2021 11:52