Granit Deromemaj, efektivi i Antidrogës që ishte në një makinë me biznesmenin Bledar Birçaj në momentin që ky i fundit u ekzekutua, është përjashtuar nga radhët e policisë. Mësohet se Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për përjashtimin e Deromemajt nga radhët e bluve.
Në shkresën e firmosur nga Veliu argumentohet se një nga arsyet që është bërë përjashtimi i efektivit ka qenë mungesa e reagimit nga ana e tij në momentin që ndodhi vrasja, edhe pse ka pasur armën e shërbimit me vete. Nga ana tjetër, Deromemaj kishte dijeni që biznesmeni që u vra me breshëri kallashnikovi lëvizte me armë pa leje në makinë dhe as për këtë gjë, nuk kishte reaguar.