Ish-kryeministri, Sali Berisha pas pritjes entuziaste që iu ofrua nga qytetarë të shumtë në qytetin e durrësit, e ka nisur takimin me një minutë heshtje, në respekt për policin e vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha, të shpallur “dëshmor i atdheut”.
Ky është takimi i katërt për Berishën, në kuadër të “foltores” për një parti të hapur dhe të fortë.
Synimi final i Berishës, sipas asaj që ai ka shprehur, është mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Pd-së dhe largimi i kryetarit aktual, Lulzim Basha, që sipas Berishës do i hapte rrugë zgjedhjeve të lira në parti./albeu.com