Flamur Noka përgënjeshtron lajmet: Nuk kam rrahur as Bashën e as Salianjin, debati ka qenë politik

Deputeti Demokrat ka thënë për Syri.net se nuk ka pasur konfrontim fizik as me Bashën e as me Ervin Salianjin.

Noka ka mohuar lajmet se ka pasur përplasje fizike me kryedemokratin Lulzim Basha, ditën e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Noka ka bërë me dije se e gjitha është trillim i medjave që sipas tij janë pranë kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, ai ka adresuar edhe lajmet për debatin me deputetin tjetër Ervin Salinjani, i cili sipas Nokës mbështeti linjën e vendosur nga kreu i Partisë Demokratike, por gjithsesi sipas tij debati ishte thjesht politik dhe jo fizik.

“E gjitha trillim i mediave të Ramës për të eklipsuar debatin politik. Nuk ka qenë e vërtetë, as debati me Salianjin. Kishin diskutim brenda Kryesisë. Edhe Salianji mbështeste idenë se nuk mbështesim një linjë anti-amerikane. I kam thënë kur kemi qenë pro-amerikan ne, ju nuk e njihnit Amerikën. Sot kryetari ka marrë vendim prej pushtetari, e jo prej shtetari për të ruajtur partinë. Ky është debati që kam bërë me Salianjit. Salianji shpreh respektin për Berishën por ishte me linjën zyrtare të kryetarit”, tha Flamur Noka./albeu.com