Prokuroria publike e Brukselit dhe policia janë në kërkim të të arratisurit Haredin Fejzulla, 58 vjeç me origjinë shqiptare.
Ai u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale (18 vjet në total).
Sakaq policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim.
/Albeu.com/