Në kërkim të një mandat të dytë në Elbasan, Gledjan Llatja hedh votën, bën thirrje për qetësi

Në Elbasan ka hedhur votën e tij kryebashkiaku aktual, Gledjan Llatja, i cili kërkon të mbajë një mandat të dytë.

Ai bëri thirrje për një ditë të qetë dhe shtoi se çështjet teknike nuk do t’ë bëjnë qytetarët të mos votojnë.

 “Është një ditë e rëndësishme, ka tregaur një ditë e qetë për Elbasanin. Uroj të vazhdoj të jetë e qetë për të gjithë qytetarët dhe të dalin të votojnë.

Administrata zgjedhore po merret me zgjedhjet dhe mesazhi im ishte që të jetë një ditë e qetë. Çështjet teknike janë pjesë e administratës zgjedhore dhe kjo nuk do t’i bëjnë qytetarët të mos votojnë“, tha ai.

 


Shtuar 14.05.2023 09:23