Karabinierët e Riva del Garda kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim prej muajsh me akuzën e tentativës për vrasje.
Faktet datojnë në qershor, kur burri, së bashku me një bashkëpunëtor, goditën me thikë një person tjetër, duke e plagosur në provincën e Bergamos.
I plagosuri ishte dërguar me urgjencë në Romano di Lombardia, ndërsa autori u arratis.
Megjithatë, pasditen e së premtes së 8 shtatorit, 27-vjeçari, u ndalua në qendrën historike të qytetit nga policia, pasi u përpoq të shpëtonte nga kontrollet e tyre duke u fshehur në turmë.
Karabinierët e identifikuan, e çuan në kazermë për kontrolle dhe në fund e shoqëruan në burgun Spini di Gardolo. /Albeu.com.