“Ne jemi proamerikanë”- Ja si e komentojnë qytetarët shqiptarë vizitën e Sekretarit amerikan

Me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken,në Tiranë sot kishte një atmosferë të gëzuar,

Në mikrofonin e Zërit të Amerikës ata shprehen optimist se vizita e Sekretarit Blinken do të forcojë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-amerikane, si dhe do të shtojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të lidhura

None found

“Ne jemi proamerikanë, ndaj dola ta pres dhe ta përshëndes sekretarin Blinken.

Do të doja që ashtu si kanë punuar në SHBA Fan Noli e Faik Konica shumë shqiptarë të tjerë, ashtu është e mira që të punojmë edhe këtu, të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe ta zbukurojnë siç po zbukurohet.

Jemi proamerikanë dhe mezi po pres ta shoh e ta përshëndes zotin Blinken në Shqipëri”, thotë qytetarja Mira Xhani.

Ndërsa qytetarët e mbledhur pranë kryqëzimeve u shprehën optimist për thellimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Ne shqiptarët jemi me fat që kemi miq SHBA-të. Dy miqtë më të ngushtë të Shqipërisë janë ky diell i shkëlqyer dhe SHBA-të. Ditë më të mira do të vijnë.

Duke patur një besim të plotë me veten tonë dhe të mbështetur nga SHBA-ja, ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët kudo ku janë në Shqipëri dhe në vende të tjera”, thotë pensionisti Ylli Ali.


Shtuar 15.02.2024 17:39