Në janar u lirua nga burgu, SPAK nis hetim pasuror për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe është paraqitur sot në SPAK. Ai ka shkruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme shoqëruar nga avokati.

Mësohet se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj ish-zyrtarit të lartë, pasi dyshohet se Tushes i janë gjetur pasuri te fshehura në emër të personave të tjerë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ish-kryebashkiaku u shpreh se paraqitja e tij në SPAK ishte për mos deklarimin e një pasurie

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje te barazise ne tendera.

Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Denimin me 2 vite e 4 muaj , Tushe e kishte shlyer me afatet e paraburgimit dhe për këtë arsye ai u lirua në muajin janar të këtij viti./albeu.com


Shtuar 10.04.2024 10:23