Në gjendje të rëndë shëndetësore, Lefter Koka lë qelinë, dërgohet në spital

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka lënë qelinë e burgut dhe ka mbërritur në spital.

Mësohet se Koka është transferuar në spitalin e burgut në gjendje të rënduar shëndetësore dhe me maskë oksigjeni.

Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve./albeu.com


Shtuar 22.07.2022 15:57