Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Ankara, aty ku po zhvillohet Samiti i NATO-s. Sapo ka zbritur, kreu i qeverisë është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Në agjendë për Ramën është edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Të lidhura
None found
Prania e kryeministrit shqiptar në këtë ngjarje lidhet me angazhimin e Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të dhënë kontribut në sigurinë euroatlantike.
Samiti i NATO-s në Ankara, pritet të fokusohet te çështje me peshë për sigurinë ndërkombëtare dhe te sfidat që kanë përballë vendet aleate.
