Në burg për aferën e inceneratorëve, shtyhet seanca ndaj Alqi Bllakos

Seanca gjyqësore që ishte parashikuar sot ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllko, është shtyrë për datën 6 tetor në orën 13:30.

Kujtojmë se Bllako ndodhet në burg pasi është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e inceneratorit të Fierit.

Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall. SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh./albeu.com

 


Shtuar 29.09.2022 12:36