Në Barcelonë tashmë janë dëmtuar 7 lojtarë, katër prej tyre janë mbrojtës. Çfarë skeme mund të përdorë Xavi tani?

Javët e fundit, Barcelona është goditur nga një krizë lëndimesh me 7 lojtarë tashmë të dëmtuar.

Më së shumti pësoi mbrojtja e Blaugranëve, prej të cilëve ranë 4 lojtarë: Ronald Araujo, Jules Kunde, Hector Bellerin dhe Andreas Christensen.

Përveç kësaj, Frank Kessie, Frankie de Jong dhe Memphis Depay po rikuperohen nga dëmtimi, shkruan abcnews.al.

Opsioni 1: 

Ter Stegen; Balde, Garcia, Pique, Roberto; Gavi, Busquets, Pedri; Rafinha, Lewandowski, Dembele.

Xavi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të llogarisë te Gerard Pique, shkruan albeu.com.

Barcelona mund të përdorë një katërshe mbrojtës me Garcia dhe Pique si qendërmbrojtës. Së fundi, Sergi Roberto është rikthyer, kështu që ai mund të mbajë mbrojtjen në krahun e djathtë.

Opsioni 2:

Ter Stegen; Christensen, Garcia, Alonso; Roberto, Pedri, Busquets, Balde; Rafinha, Lewandowski, Dembele. /G.D abcnews.al/

 


Shtuar 5.10.2022 18:56