Laporta bën tifozët të ëndërrojnë për yllin e Premier League: Nëse Xavi e do, ne do të përpiqemi

Joan Laporta ishte i pranishëm gjatë prezantimit të Jules Kounde. Presidenti i Barcelonës foli për nënshkrimet e reja, të cilat duhet të regjistrohen deri më 13 gusht dhe për objektivat e së ardhmes.

“Ne jemi optimistë, po bëjmë gjithçka që është e mundur për të regjistruar nënshkrimet e reja. Shpresoj që interpretimi që i bëjmë rregullores të jetë njësoj si liga e futbollit. Ka kohë deri më 13 gusht”, do të theksonte fillimisht numri një i klubit.

Lojtari i Manchester City, Bernardo Silva është përfolur shumë kohët e fundit për një kalim në “Camp Nou”, ndërsa për këtë ka dhënë mendimin e tij edhe Laporta.

“Së pari duhet të regjistrojmë lojtarët, pastaj të shohim se çfarë të bëjmë nëse trajneri kërkon më shumë përforcime”, ka përfunduar presidenti i Barçës. /h.ll/albeu.com

Shtuar 1.08.2022 15:45