Ndryshimet në qeveri, ditën e hënë Kuvendi voton ministrat e rinj

Këtë të hënë do të mblidhet Kuvendi për të votuar ndryshimet në qeveri.

Referuar rendit të ditës, seanca do të nisë në 14:00 dhe parashikon votimet e dekreteve të Presidentit për shkarkimet dhe emërimet e reja të ministrave.

Këtë të Shtunë, kreu i Shtetit Bajram Begaj dekretoi ndryshimet në qeveri të lajmërua nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së.

Ministrat e rinj janë:

Ministër Financash, Ervin Mete

Ministër i Jashtëm, Igli Hasani

Ministre Arsimi, Ogerta Manastirliu

Ministri e Bujqësisë, Anila Denaj

Ministre e Shëndetësisë, Albana Koçiu

Ministër për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj

Ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku


Shtuar 9.09.2023 18:28