Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, porositi që është i nevojshëm konsensus social kombëtarë që përfundimisht, të arrihet qëllimi strategjik, që vendi ynë të bëhet pjesë e BE-së. Në intervistë për MIA-n, kryeministri pret që meqë jemi në prag të mbajtjes së seancës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, të ketë debat të sinqertë, cilësorë dhe të frytshëm, në të cilin siç shton ai, do të qartësohen të gjitha argumentet që të arrihet deri në vendimin jopartiak, por të atij që do të tregoj seriozitet dhe përgjegjësi.
“Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë korrnizë tjetër negociuese dhe kjo është e vetmja e vërtetë të cilën nuk po e them, nuk po e thotë Qeveria e as LSDM-ja, ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian. Është e qartë se, nëse e humbim këtë shans historik, këtë mbështetje të fuqishme të Unionit, të SHBA-ve, të partnerëve tanë strategjik, vetëm do të humbim 10 ose 15 vite të tjera”, tha ai.
Sipas Kovaçevskit, opozita duhet të ndërtoj qëndrim nëse është për integrim në BE, ose është për izolim.
Kurse nga opozita maqedonas u përgjigjën se konsensus nën diktatin bullgar, nuk është i mundur. Konsensus përsërisin ata, mund të ketë vetëm për zgjedhje të parakohshme.
“Përse është refuzuar propozimi i VMRO-DPMNE-së për Konsensus social kombëtarë para se të pranohet korrniza negociuese me BE-në, me të cilin Bullgaria do të ketë mundësi dhe do ta shfrytëzoj atë mundësi për ta bllokuar Maqedoninë sa herë kur nuk do të jenë të plotësuara diktatet irredentise, antimaqedonase”, thuhet në reagim.
Kovaçevski, thonë nga VMRO-DPMNE, për vetëm edhe një ditë në pushtet dhe mbajtjen e koalicionit me BDI-në, e ka sjellur Maqedoninë në pozitë të nënshtruar dhe e ka kërcënuar integrimin evropian të vendit.