Ndryshime në qeveri? Rama i prerë me gazetarët: Jo!

Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin që qarkulloi në media se ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shkarkuar ditën e sotme.

Në nisje të asamblesë socialiste, teksa kreu i qeverisë po futej është pyetur nga gazetarët; a keni firmosur ndryshime në qeveri?

“JO”! Ishte përgjigja e Edi Ramës që nuk pranoi më tej që të bënte asnjë koment.

Edhe vetë ministrja Ibrahimaj i cilësoi lajmet si thashetheme vere. “Jam në detyrë” tha ajo për mediat.


Shtuar 26.07.2023 18:11