Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Burimet për mediat bëjnë me dije se ky takim është zhvilluar në kuadër të lëvizjeve që po bëhen dhe do të bëhen në vazhdim në Policinë e Shtetit.
Pritet që në vijim në disa qarqe të njoftohet zyrtarisht për largimin e disa drejtuesve dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.
Nuk dihet se mes të dyve është diskutuar rreth misterit të Ervis Martinajt, për të cilin ultimatumi i vendosur nga kryeministri Rama për kreun e ri të Policisë është drejt fundit./albeu.com