Çuçi nxjerr pamjet nga shembjet në Ksamil: Shkelësit do vihen para ligjit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka nxjerrë pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Ksamil. Ky “aksion” vjen në kuadër te operacionit “Bregdeti Ynë”, ku sikundër është bërë me dije edhe më herët, do të shemben të gjitha objektet pa leje.

Një gjë e tillë do të ndiqet për gjatë gjithë vijës bregdetare për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

“Ka nisur në Ksamil e Velipojë shembja e ndërtimeve pa leje. Operacioni “Bregdeti Ynë” do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit”, shkruan ai.

Shtuar 7.06.2021 01:06