“Ndoshta ishte me alkool ose me tension”, flet një nga shoferët e automjeteve: Në autobus pashë shumë të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, ku u përfshi një autobus i transportit publik të “Green Line” dhe disa automjete.

Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Shallvareve”, teksa 3 persona mbetën të plagosur ndërsa automjetet dhe urbani pësuan dëme të shumta.

Ndërkohë, një prej shoferëve të automjeteve që u përfshi në këtë aksident tha se ishte i shokuar dhe se në autobus kishte parë shumë të plagosur.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte,  e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që një nga autobusët e linjës “Green Line” përfshihet në një aksident.

Vitin e kaluar, pak më larg vendit ku ndodhi aksidenti i sotëm, një nga këta autobusë ra në Lanë, duke rezikuar kështu jetën e qytetarëve. /albeu.com


Shtuar 27.02.2023 12:59