I mori një shumë parash, 67-vjeçarja denoncon ish të dashurin: Ky më turpëroi, më dhunoi! Ka zhvatur edhe gocën e vet
Histori njerëzore që pak thuhen dhe rrallë dalin në publik dhe një e tillë është ajo e kësaj gruaje 67 vjeçare e cila ka pranuar të tregojë drejtpërdrejt në televizion, atë që i ka ndodhur dhe rrjedhën që të lë pa frymë gjithë këto vite.
Gruaja që foli në News24, tha se ai që ishte për vite të tëra i dashuri i saj dhe për të cilin iu shkatërrua familja dhe ka mbetur vetëm, e ka dhunuar dhe plaçkitur.
Rrëfimi nis me moshën 15 vjeçare. Atëherë, sikurse rrëfen gruaja që sot është 67 vjeç, ai e ndiqte gjithë kohës, ndërsa familja e kishte fejuar me një djalë.
“Ky vazhdonte të më ndiqte dhe pas nja 4 vitesh që isha e martuar, e takoj në rrugë ku unë po prisja makinë për të shkuar në Tiranë. Ky kalon dhe më thotë eja se andej e kam rrugën. E mbaja mend dhe filluam të kishim një marrdhënie me këtë person”.
Gruaja pohon se edhe ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Madje “gruaja e tij e dinte që ai kishte një të dashur që isha unë”.
Hapëm bashkë një biznes me fruta perime ku ai bëri pjesë edhe motrën time. Atëherë, 1996, i pata dhënë 100 mijë lekë, rrëfeu gruaja.
Por më pas nisën telashet. “Fëmijët e mi e morën vesh që kisha një lidhje me këtë person. Ai më torturonte, më mbante në punë dhe më detyronte të qëndroja larg banesës time”.
Kjo dhunë u dyfishua pasi u rrah nën tortura dhe nga djemtë e saj. Ajo, shpresat i kishte tek ai, sepse mori premtim për martesë.
Më vonë e kuptoi se ishte thjesht mashtrim, por nuk e linte dot edhe pse ai e rrënoi nga lekët: “Edhe pse unë u dhunova vazhdova lidhjen me të. Burri nuk donte të më ndante edhe pse e mori vesh. Por djemtë e mi nuk e pranuan dot tradhtinë dhe ne u divorcuam në 2004.
Unë u largova nga shtëpia sepse burri mori çiften të më vriste. Jam penduar për atë që ndodhi, jam penduar edhe në sy të tij, pasi unë jetoj vetëm sot pa askënd. Nuk më do askush as fëmijët, as nipat as mbesat.
Ky jo vetëm më turpëroi apo dhunoi, por më mori rreth 26 milionë lekë të vjetra. Ky jo vetëm mua por edhe dhëndrit i mori edhe 11 milionë të vjetra dhe i ktheu vetëm 8 milionë. Ai edhe gocën e vet e ka zhvatur.
Ai pretendon se m’i ka dhënë, pasi më ka blerë një objekt që është 32 metra katrorë”.
E ndërsa 67 vjeçarja demaskonte burrin që thoshte se e kishte dashur dhe prej tij ngeli në mes të katër rrugëve, ai ka një tjetër version.
Në lidhje direkte në emisionin ku u rrëfye e moshuara, ai tha se po përballet me sajesa: “Ajo mashtron, nuk i kam lekë borxh asaj, ia kam shlyer të gjitha. Ajo mashtron dhe gënjen, kam letra dhe dokumente dhe mund të vini ti shikoni, kam edhe një dëshmitar. Zonjën e kam pasur shoqe jo të dashur, nuk di pse e ka shkatërruar familjen e saj, unë jam i pastër. Ajo ka dhjetë vjet që nuk punon dhe unë e mbaj deri me mjekë dhe me të gjitha pagesat”. /bw