Ndodh sërish, momenti kur dy të rinjtë sulmojnë turistin në Sarandë (VIDEO)

Pas sulmit ndaj turistëve të ndodhur disa ditë më parë në Jug të vendit, një tjetër rast ka ndodhur në qytetin e Sarandës.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duken dy djem të rinj shqiptarë të cilët konfliktohen me një turist me ngjyrë. Përveç fjalorit denigrues, ata shihet se tentojnë të përdorin dhe dhunë.

Ende nuk dihen rrethanat apo arsyeja e kësaj përplasjeje mes tyre megjithatë këto nuk janë situata aspak të këndshme.


Shtuar 1.07.2021 14:41