Ndodh në Tiranë! U prezantuan si policë, vjedhje “spektakolare” në Tiranë

Një ngjarje e çuditshme është raportuar në policinë e Tiranës, ku dy vëllezër kanë denoncuar se disa persona iu kanë marrë çelësat e makinës, duke iu prezantuar si punonjës policie. Blutë e Tiranës kanë mundur që të identifikojnë dhe të shpallin në kërkim një person, ndërsa vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

“Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit  Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C (vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës në komunikatën zyrtare.

 

 


Shtuar 4.11.2021 10:37