Ndodh në Tiranë! Shembet rruga, autobusi plot pasagjerë bie në gropë (FOTO LAJM)

Një autobuz në Tiranë ka rënë në një ndër gropat e rrugës Yzberisht-Qendër duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Siç shihet edhe fotoja, autobusi i linjës Yzberisht-Qendër, ka rënë në një gropë teksa po bënte rrugëtimin rutinë të ditës së sotme.

Bëhet me dije se në këtë pjesë të rrugës, fillimisht kishte dalë ujë për shkak të prishjes së një tubi të ujrave të zeza, por pesha e autobuzit plot me pasagjerë ka bërë që asfalti të çahet plotësisht dhe autobuzi të ngecë brenda.

Pasagjerët e tmerruar kanë braktisur mjetin pasi rrezikohej që të batohej në njërën anë të rrugës duke u rrezikuar atyre edhe jetën. /albeu.com/

 


Shtuar 13.08.2021 15:48