Haradinaj: Korrupsioni dhe nepotizmi janë “kancer” i shoqërisë, është vjedhur e ardhmja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzuar ashpër qeverinë e Kosovës për mosmiratimin e disa ligjeve kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ai ka vënë theksin edhe tek mosmiratimi i rezolutës për zbatimin e marrëveshjes së Ëashingtonit.

Ai theksoi se ky sesion parlamentar, do të mbahet mend më së shumti për tri gjëra.

Postimi i plotë

Përfundoi sesioni pranveror i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Partia në pushtet, LVV, i kishte të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve, zhvillimit ekonomik të vendit, e shumë çështje të tjera me rëndësi.

Por, ky sesion parlamentar, do të mbahet mend më së shumti për tri gjëra:

  1. Mosmiratimin e rezolutës në mbështetje të Marrëveshjes së Uashingtonit, që është edhe akti i parë anti-amerikan në historinë parlamentare të Kosovës.
  2. Shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura dhe emërimi në to i familjarëve dhe të afërmve të ministrave dhe deputetëve, si dhe eksponentëve të lidhur me partinë në pushtet.
  3. Nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisë, vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile. Kjo sepse të njëjtit u shpërqendruan me rahatime të familjarëve, duke lënë anash detyrën për të cilën ekskluzivisht janë zgjedhur nga qytetari i Kosovës.

Korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i një shoqërie, por kur vidhet shpresa e qytetarit, është edhe më tragjike.


Shtuar 13.08.2021 15:55