Kemi dëgjuar plot raste ku persona të ndryshëm nga halli i mungesës së lekëve bëhen hajdutë dhe vjedhin ushqime, rroba, para dhe sende me vlerë.
Mirëpo së fundmi në qytetin e Sarandës, një sarandiot ka vjedhur portën e spitalit të qytetit. Po, po e lexuat mirë!
Sipas policisë, një 29 vjeçar me inicialet Dh. T., është kapur duke shkatërruar një portë të vjedhur tek spitali i Sarandës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës./albeu.com