Ndodh në Korçë, djali rreh nënën dhe i vjedh lekët

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në Korçë, një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe më pas i ka vjedhur 20,000 lekë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Korçë, bënë arrest­imin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” të shteta­sit D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N. N., 66 vjeçe dhe më pas i ka vjedhur shumën prej 20.000 lekë”, njofton policia.

Edhe në Maliq është arrestuar një 41-vjeçar po për dhunë ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Maliq, bënë arrest­imin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases P. C., 67 vjeçe”, thuhet një njoftimin e uniformave blu.


Shtuar 2.04.2022 11:38