Një mjek në Belgjikë ka rënë në pranga për falsifikimin e certifikatave të Covid.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e shëndetësisë atje, përmes një njoftimi, ku shprehej se një mjek ka lëshuar 2018 certifikata false të Covid.
Ministrja shpjegoi gjithashtu se “mjekët e përgjithshëm, po ashtu edhe qendrat e vaksinimit, kanë akses në Vaccinnet (softuer për kodimin e vaksinës) dhe mund të kodojnë njerëzit që duhet të ishin vaksinuar, por nuk e kanë bërë.
Qasja e mjekut në Vaccinnet tashmë është pezulluar, ndërsa certifikatat false janë çaktivizuar.
8.86 milion persona janë vaksinuar plotësisht në Belgjikë deri më tani, përkatësisht 74.9%. Belgjika mbetet një ndër vendet më të prekura nga pandemia.
Kujtojmë se vendi ka regjistruar 1,623,560 raste dhe 26,669 viktima që nga fillimi i pandemisë./albeu.com/