Roja bregdetare ka shpëtuar 33 emigrantë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën detare të Kios.
Roja arriti të shpëtonte emigrantët që ndodheshin në gomone pas një ndjekjeje si në filma.
Edhe pse varkës iu dhanë sinjale që të ndalonte, drejtuesi i saj nuk i mori parasysh.
Më pas roja bregdetare qëlloi në shenjë paralajmërimi në një zonë të sigurt dhe varka me emigrantë ndaloi.
Mës emigrantëve ishte dhe një grua.
Ata u dërguan në portin e ishullit, ku iu dorëzuan oficerëve të Sigurimit të Autoritetit Qendror Portual të Kios, ndërsa më pas u transferuan në K.Y.T. “VIAL”. Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual përkatës, ndërsa skafi që transportonte të huajt është fundosur./Albeu.com