Kryeministri Edi Rama u takua të martën me Todd D. Robinson, ndihmës sekretarin amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Ambasada amerikane ka zbardhur diskutimet, teksa thotë se theksi u vu te forcimi i shtetit të së drejtës, gjyqësori i pavarur dhe reforma në drejtësi.
“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.”, njofton ambasada.
Më herët gjatë ditë së sotme, Robinson u takua edhe me prokurorë të SPAK, ku iu kërkoi që të vazhdojnë punën dhe të mos dorëzohen në luftën kundër krimit dhe korruppsionit. Zyrtari i lartë amerikan konfirmoi gjithashtu vazhdimin e mbështjetes amerikane për reformën në drejtësi.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=822930496528776&set=a.225301982958300&type=3&ref=embed_post