Takimi i dytë me diasporën/ Pas suksesit në Athinë, Rama do të pritet nesër nga shqiptarët e Italisë në Milano

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër takimin e dytë me diasporën. Kësaj here, Rama do të vizitojë shqiptarët e Italisë, teksa në orën 11:00 do të mbahet takimi në Milano, në pallatin e sportit ‘Busto Arsizio’.

Të dielën e 12 majit , Rama mbajti takimin e parë me diasporën, në Athinë me shqiptarët e Greqisë, ku mijëra vetë mbushën pallatin e sportit Galatsi për të dëgjuar fjalën e kryeministri shqiptar, i cili dha mesazhe të forta drejtuar shtetit grek, por edhe emigrantëve shqiptarë.

E njëjta gjë pritet të ndodh edhe nesër, ku interesimi i shqiptarëve të Italisë nga raportimet e para është i madh për të qenë në pallatin e sportit në Milano, ku priten sërish të mblidhen mbi 5000 veta.

Edhe këtë herë Rama mund të jap një mesazh drejtuar politikës dhe medias italiane, pas ‘përplasjeve’ të fundit me median Rai 3, apo me politikanë të opozitës italiane që kanë kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni për ardhjen e emigrantëve afrikanë në kampin e Gjadrit në Lezhë.


Shtuar 25.05.2024 13:05