“Ndihem i turpëruar”, Alibeaj flet për protestën e 8 janarit: Çfarë prodhoi pozitivisht kriza në PD

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj , i ftuar në emisionin “Real Story” ka deklaruar se ndihet i turpëruar nga protesta që u zhvillua më 8 janar, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Alibeaj theksoi se nuk e kishte imagjinuar që kjo gjë mund të ndodhte në PD, ndërsa pohoi se në këtë ‘betejë’ s’ka asgjë politike, përveç interesave personale që Berishës.

Gjithashtu tha se nga kjo situatë është prodhuar diçka pozitive.

“Ndihem i turpëruar që skena të tilla ndodhin në 2022-shin, brenda PD-së, në oborrin e saj. Ndodhin me aktorë politikë të PD që kurrë si kisha imagjinuar që të arrinin në këtë pikë. Sigurisht edhe për faktin se kjo tollovi e madhe s’ka asgjë politike në mes, por thjesht një problem personal që i ka ndodhur zotit Berisha në marrëdhëniet që ai ka pasur dhe ka me SHBA. Nuk hedh fishekzjarrë, s’ka se si në një situatë të tillë. Nëse dua të shoh një gjë pozitive në këtë situatë nga maji, që nga momenti kur u shpall non-grata Berisha, gjë e rëndë për PD, ardhur pas një situate jo të shëndetshme, pas zgjedhjeve së zgjedhjeve. Kjo parti gjeti forcën për të tejkaluar edhe këtë moment të rëndë. Sigurisht që ajo se çfarë ndodhi në 8 janar ishte kulmim i një axhende personale të Berishës, për të përdorur PD si mburojë për atë se çfarë SHBA-të i përcaktuan si non-grata. Ndjej dhimbje se si do të duhej në këtë situatë të rëndë të mund t’i mbivendoset një ngjarje e tillë. Misioni politik që duhet të ketë opozita, është ndoshta momenti më i mirë i opozicionit për të kundërshtuar atë që është vendosur si regjim sot. Në një situatë ku dëshpërimin publik, ku ngjarje të mëdha po ndodhnin ndaj maxhorancës, dhe ngjarje penalo-politike, ku ministra janë në burg, dhe me shumë gjasa të tjerë do e pasojnë, përdoren politikisht apo dhe skandale të mëdha si dalja e të dhënave personave. Një opozitë do të duhej të bënte shumë për t’i pasur këto instrumente, sot jemi në këtë situatë të shfokusuar. Ndaj kam këtë dhimbje, por i qëndroj asaj pjese politike. është kapërcyer kjo situatë. se kisha imagjinuar që të shkonim deri në një skenar dhune, rrezikimi të jetës, të humbjeve totale të arsyes, skena të shëmtuara, si kisha imagjinuar. Pasi ka një cak, limit, por s’paska. Ka dhe një gjë pozitive që ajo ardhja e thirrjes së njerëzve, pashë që kishte nga ata që u distancuan. Distancimi i tyre është reflektim i brendshëm. Kjo është një nga gjërat e mira.”, tha ai.


Shtuar 10.01.2022 22:01