A do të shkoje në Prokurori për protestën e 8 janarit? Si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të shkojë në Prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.

“Që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha, duke shtuar: “Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”./albeu.com


Shtuar 10.01.2022 22:04