“Ndihem i diskriminuar”, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit në sallën e gjyqit

Në seancën e ditës së sotme në GJKKO, është zbardhur dëshmia e Fredi Belerit në sallën e gjyqit, ku ai ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë së Vlorës, me pretendimin se janë falsifikuar provat.

Ai ka thënë se ndihet i ofenduar dhe diskriminuar.

“Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat. Këto informacione janë të nevojshme per nje mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti te falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë medoemos të më dënojnë”,– ka thënë Beleri në sallën e gjyqit.

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjokës, me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.


Shtuar 29.12.2023 13:56