Ndeshje të trukuara? Prokuroria nis hetimet

Në javët e fundit, janë rritur dyshimet për manipulimin e ndeshjeve futbollistike në Kosovë.

Prokuroria e Shtetit është duke bashkëpunuar me Federatën e Futbollit dhe Policinë për të hetuar këtë dukuri negative.

Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, prokurori Besim Kelmendi, deklaroi për Indeksonline se Prokuroria ka pranuar informata për disa ndeshje që dyshohet se mund të jenë të kurdisura.

“Ne i kemi marrë disa informata për disa ndeshje që munden me qenë në rrezik për kurdisje ose manipulim. Është e njoftuar Policia dhe Prokuroria e Shtetit për çdo dyshim të mundshëm”

“Ne i përcjellim të gjitha debatet dhe lajmet që po dalin dhe gjithmonë kërkojmë verifikim prej policisë dhe njerëzve që janë kompetent për integritetin e ndeshjeve futbollistike. Më shumë nuk mundem me fol sepse kjo mund ta dëmtojë procesin e hetimeve. Për secalin informacion që del, për çfardo dyshimi për kurdisje ose dukuri tjetër negative, ne i dërgojmë te organet kompetente dhe kërkojmë që me u marrë veprimet për me u zbulu për çdo që është e dyshimtë” deklaroi Kelmendi.

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e fundit dhe si në çdo edicion tjetër, pikërisht në këtë periudhë rriten dyshimet për manipulimin e ndeshjeve.

Shtuar 13.04.2021 07:04