Ndeshja Tirana-Partizani, policia prezanton planin e masave, rrugët që do bllokohen

Policia e Tiranës ka prezantuar planin e masave për mbarëvajtjen e rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja do të zhvillohet të dielën, ndërsa policia njofton se disa segmente rrugore do të jenë të bllokuara që nga ora 17:00 deri në përfundimin e ndeshjes.

Rrugët që do të bllokohen: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Po ashtu, policia njofton edhe rrugët që do të ndjekin tifozëritë përkatësë, duke shmangur përplasjen e tyre.

“Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, Rruga “Papa Gjon Pali II”, COIN – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit, MAK Albania – stadium”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu njoftohet se do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.


Shtuar 2.12.2023 17:27