Pas barazimit në Islandë, kombëtarja shqiptare do të zbresë në “Air Albania” të premten ku do presë Izraelin për ndeshjen e dytë të Natios League.
Kombëtares i është bashkuar Armando Broja që ka lënë pas Covid, si edhe Uzuni që ka nisur sërish stërvitjen me grupin.
Sa i përket formacionit të mundshëm, dilemat shtohen për Edy Rejan në mesfushë dhe sidomos në sulm.
Porta nuk do të ndryshojë me Berishën dhe mbrojtja pritet të jetë e njëjtë si ajo në Islandë me Balliun, Ismajlin, Kumbullën, Djimsitin dhe Hysajn.
Ndërsa në mesfushë duken se të sigurta janë Abrashi dhe Gjasula dhe një vend luhet me Cekicit, Bajramit dhe Asllanit.
Në sulm gjithçka do varet nga gjendja fizike e Brojës dhe Uzunit, pasi një performancë e këtyre dyve në stërvitje mund ta ndryshonte 100% sulmin nga ai në ndeshjen e kaluar. /albeu.com