Edhe pse luhet të shtunën Marca ka publikuar që tani formacionet e mundshme të supersfidës Barcelona-Atl Madrid e cila mund të vendosë se cila skuadër do t’i shkojë garën deri në fund, shkruan Albeu.com.
Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi, Atl Madrid mban kreun e La Liga me 76 pikë, ndërsa Barcelona vendin e 3 me 74 pikë po aq sa ka dhe Reali që për shkak të ndeshjes direkte me katalanasit pozicionohet i 2-ti.
Ndeshja luhet të shtunën në orën 16:15.
Ndërkohë, Reali pret në shtëpi Sevillan e cila me humbjen që pësoi nga Athletic Bilbao ka dalë praktikisht nga lufta për titull. /albeu.com/